“Vjelja e Rrushit Kosova 2026” mbahet më 27 gusht në Suharekë

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe AgroKosova Holding kanë njoftuar se më 27 gusht 2026 do të organizohet aktiviteti “Vjelja e Rrushit Kosova 2026”, me moton “Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?”.

Aktiviteti do të mbahet në kompleksin e vreshtarisë dhe prodhimit të verës të AgroKosova Holding, në zonën industriale Shirokë të Suharekës, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë ngjarje janë ftuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në Kosovë, përfaqësues të bizneseve, shoqërisë civile dhe mediave.

Sipas agjendës së organizatorëve, nga ora 11:00 deri në 11:30 do të bëhet regjistrimi i pjesëmarrësve, ndërsa më pas do të zhvillohet vizita në kompleksin e vreshtarisë dhe prodhimit të verës të AgroKosova Holding.

Në orën 12:00 është paraparë konferenca për media, ku pritet të flasin pronari i kompanisë AgroKosova Holding, Haziz Tafaj, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore.

Aktiviteti do të përmbyllet në orën 13:00.

Organizatorët kanë theksuar rëndësinë e promovimit të prodhimeve vendore dhe mbështetjes së sektorit të vreshtarisë dhe prodhimit të verës në Kosovë.

“Vjelja e Rrushit Kosova 2026” synon të promovojë prodhimin vendor dhe të përcjellë mesazhin për konsum më të madh të produkteve të prodhuara në Kosovë.

Të ngjashme