Nga shtatori fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Prishtinë | 17 Qer 2025 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se nga muaji shtator nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta, për të mundësuar votimin e tyre përmes ekipeve mobile në zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor 2025.

Regjistrimi përfshin tre kategori:

Personat që nuk mund të dalin nga shtëpia (7 shtator – 7 tetor)

Personat me lëvizje të kufizuar në institucione (15 shtator – 2 tetor)

Votues në rrethana të veçanta, përfshirë ata në arrest shtëpiak ose për shkaqe sigurie (7 shtator – 7 tetor)

Regjistrimi mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së ose pranë Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Të ngjashme