Osmani: Anijet “Made in Kosova” dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë

Prishtinë | 23 Qer 2025 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment krenarie kombëtare duke vënë në pah suksesin e kompanisë Koshi Group nga Prizreni, e cila tashmë prodhon anije dhe jahte moderne, të cilat janë gati për tregun global.

Ajo e cilësoi këtë arritje si simbol të inovacionit, mjeshtërisë dhe shpirtit sipërmarrës të Kosovës.

“Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin – nuk ka kufij për atë që mund të arrihet”, u shpreh Osmani.

Një tjetër dëshmi se Kosova nuk eksporton vetëm shpresë, por edhe sukses!

Të ngjashme