Dy persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale sulm seksual.
Sipas njoftimit policor, vepra është kryer të hënën, ku me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Viti / 23.06.2025 – 13:00. Janë shoqëruar për intervistim dy persona meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave femra kosovare. Me urdhër të prokurorit një person është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.