Çitaku uron 4 korrikun: Thank you për mirësinë, për sakrificën, për shpresën që përçoni

Prishtinë | 04 Kor 2025 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, uroi Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se SHBA-të janë të mira sepse amerikanët janë të tillë, duke kujtuar se ajo ka ndjerë mirësi çdo ditë gjatë shtatë viteve që ka jetuar atje.

Postimi:

‘‘Urime 4 Korriku! ❤️🇺🇸❤️

Amerika nuk është vetëm e madhe. As vetëm e fuqishme apo e pasur. Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur apo të varfër, me pushtet apo pa të, ajo që i bën të veçantë është mirësia.

Kam jetuar shtatë vite në SHBA dhe e kam ndjerë këtë mirësi çdo ditë.

Dje, e ndjenë edhe nipërit e mi.

Derisa Arbëri dhe Dielli po drekonin me prindërit, në piceri hyn një grup ushtarësh amerikanë. Me kureshtje dhe respekt, nipat i përshëndesin dhe i falënderojnë për shërbimin.

Njëri prej tyre, ushtar nga Teksasi, larg familjes së tij për t’u kujdesur për sigurinë tonë, vendos t’i falënderojë ata: duke u vizatuar një karikaturë si kujtim.

Thank you

Për mirësinë

Për sakrificën

Për shpresën që përçoni

Të ngjashme