Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) shpreh shqetësim të thellë për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet sektori minerar në vend, veçanërisht kompanitë gurthyese dhe ato që operojnë në prodhimin e betonit. Në komunikatë, LBK vlerëson se pengesat institucionale të shumta po rrezikojnë seriozisht funksionimin dhe ekzistencën e këtyre ndërmarrjeve, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë vendore.
“Arsyet kryesore të krizës përfshijnë:
Situata është kritike
Kompanitë kanë investuar miliona euro në pajisje të rënda, janë të ekspozuara ndaj kredive bankare, dhe shumë prej tyre ndodhen në prag të falimentimit. Çdo vonesë e mëtejshme e thellon krizën, duke rrezikuar:
🇽🇰 Nevojitet ndërhyrje urgjente institucionale
për miratim të Udhëzimit Administrativ për Qiranë e Tokave Pyjore që po bllokon mundësinë e rinovimit të licencave për shumë kompani dhe si rezultat po i sjellin drejtë falimentimit.
Pasojat tashmë janë të dukshme:
Të dhënat nga Dogana e Kosovës flasin vetë:
Në vetëm 6 muajt e parë të vitit 2025, importi i zhavorrit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut ka arritur mbi 70 % rritje , krahasuar me vitit 2024 – një rritje alarmante që tregon mungesën e mbrojtjes ndaj prodhuesve vendorë.
Apel urgjent
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ngre alarmin publikisht dhe i bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të veprojnë pa vonesë, për të ndalur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës dhe për të mbrojtur kapacitetet vendore të sektorit minerar – një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatë.