Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut. Marrëveshja u firmos nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel.
Sipas memorandumit, Luksemburgu do të ndajë 50 milionë euro për Kosovën për periudhën 2026–2030, një rritje krahasuar me 35 milionët e mëparshëm.
Marrëveshja u arrit në takimin e 10-të bilateral dhe synon mbështetjen në sektorë kyç si punësimi, shëndetësia, zhvillimi i qëndrueshëm dhe fuqizimi i shoqërisë civile.