Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, liderët botërorë në Romë, i pranishëm edhe Rama

Prishtinë | 10 Kor 2025 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Në Romë do të mbahet Konferenca vjetore e Rimëkëmbjes së Ukrainës, me Presidentin Volodymyr Zelenskyy midis udhëheqësve botërorë që marrin pjesë.

I pranishëm në këtë Konferencë është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur pak më parë në kryeqytetin italian, shkruan A2 CNN.

Gjithashtu midis zyrtarëve të nivelit të lartë në eventin dy-ditor janë kryeministrja italian Giorgia Meloni, Donald Tusk, kryeministri polak Friedrich Merz, kancelari gjerman dhe Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Kjo është konferenca e katërt për rindërtim e Ukrainës, që nga fillimi i luftës në vitin 2002. Zyrtarët do të diskutojnë se si të bëhet rimëkëmbja dhe rindërtimi afatgjatë i Ukrainës.

Më shumë se 90 vende dhe 80 krerë shtetesh dhe qeverish do të jenë të pranishëm në këtë forum.

Të ngjashme