Më 2 gusht 2025, nga ora 10:00 deri në 16:00, do të mbahet Ngjarja e Madhe Familjare e Sogojevëve, një takim i veçantë që synon të bashkojë të gjithë anëtarët e kësaj familjeje të gjerë nga të gjitha anët e botës.
Ky organizim ka për qëllim forcimin e lidhjeve familjare, njohjen më të mirë mes brezave dhe krijimin e kujtimeve të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Të gjithë pritet të marrin pjesë bashkë me familjet e tyre – fëmijë, nipa, mbesa – për të kaluar një ditë të mbushur me emocione dhe harmoni familjare.
Organizatorët u bëjnë thirrje veçanërisht Sogojevëve që jetojnë në diasporë të planifikojnë pushimet e tyre në Kosovë në përputhje me këtë datë të rëndësishme, në mënyrë që prezenca të jetë sa më e madhe dhe atmosfera sa më festive.
Kjo ditë pritet të jetë një kapitull i ri në historinë e kësaj familjeje dhe një kujtim i çmuar për të gjithë pjesëmarrësit.