Balje për deklaratën e Osmanit: Besoj që presidentja ka pasur informacion

Prishtinë | 13 Kor 2025 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka komentuar deklaratat e presidentes Vjosa Osmani lidhur me parandalimin e një konflikti të mundshëm Kosovë–Serbi, duke thënë se beson se presidentja ka folur mbi baza të informuara, raporton Ekonomia Online.

“Unë kam besim se presidentja e di çka është duke folur,” tha Balje para seancës së 46-të për konstituimin e Kuvendit.

Megjithatë, ajo pranoi se nuk sheh ndonjë zgjidhje të afërt për daljen nga kriza aktuale institucionale, duke shtuar se janë në pritje të vendimeve nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenca.

Të ngjashme