Surprizë: Arbana Osmani do të rikthehet në ekran, jo me një, por me dy projekte

Prishtinë | 14 Kor 2025 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Arbana Osmani, në një intervistë për “Prive”, rrëfeu planet e ardhshme për rikthimin e saj në ekran. Ajo tregoi se në shtator do të rikthehet me “Mirëmbrëma yje”, gjithashtu edhe me një projekt tjetër.

“Jam e befasuar nga rezultatet për sezonin e parë, duke pasur parasysh që ishte një emision në YouTube”, tha ajo, referuar “Mirëmbrëma yje”.

Më tej, vijoi:

“Mirëmbrëma yje”do të rikthehet në shtator dhe po e zbuloj për ju që do të ketë edhe një projekt tjetër. Pra, do të ketë 2 projekte”.

Ajo konfirmoi se të dyja projektet do të jenë në YouTube, megjithëse nuk i thotë “jo” një emisioni në televizion.

Pra, presim shtatorin për të zbuluar më shumë.

Të ngjashme