Sveçla konfirmon arrestimin e një zyrtari policor në aksionin kundër spiunazhit

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor në aksionin kundër spiunazhit të zhvilluar sot te “Dheu i Bardhë”.

Sveçla për shkak të hetimeve nuk dha detaje tjera, por përgëzoi autoritetet për operacionin e zhvilluar.

“Kështu rritet besimi në organet e sigurisë”, deklaroi ai para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit.

U raportua referuar burimeve brenda policisë se eprori i prangosur është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare.

Të ngjashme