Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, arrestohet përfaqësuesi i të ashtuquajturës ‘‘Zyrë për Kosovën’’ – Pritet dëbimi i tij nga Kosova

Prishtinë | 18 Kor 2025 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Kështu mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

Arrestimi i tij erdhi pasi që i njëjti, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Rahovec, ka përdorur gjuhë të ashpër kundër UÇK-së.

‘‘Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe”, ka mbajtur sot një fjalim në Rahovec, gjatë të cilit ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si organizatë terroriste. Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë’’.Pos kësaj, është deklaruar se pritet që Popoviq do të dëbohet nga Kosova

‘’Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’.

Të ngjashme