Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar me nderim dhe respekt veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Shaban Manaj, në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes së tij nga forcat serbe.
Ajo e cilësoi Manajn si simbol të qëndresës dhe vizionit, duke theksuar guximin dhe përkushtimin e tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike.
“Drejtësia për të dhe për të gjithë të vrarët mbetet zotimi ynë i përhershëm,” u shpreh Presidentja Osmani.