Përleshje fizike, një i lënduar rëndë, një i arrestuar

Prishtinë | 24 Kor 2025 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës bëri të ditur për një përleshje fizike te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj, një kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme