Prishtinë: Sulmohen dy policë gjatë kryerjes së punës, arrestohen një burrë dhe një grua

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht të premten në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, derisa po kryenin detyrën zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 10:00, gjatë realizimit të një urdhërese.

Të dyshuar për sulmin janë një burrë dhe një grua, shtetas të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit në bazë të urdhër-arrestit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Të ngjashme