Gjashtë punëtorë e menaxheri përfundojnë në polici, vazhduan punimet përkundër vendimit të gjykatës

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri dhe gjashtë punëtorë janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se nuk kanë respektuar vendimin e gjykatës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje ku personat në fjalë dyshohet se kanë vazhduar punimet në një objekt.

“Janë shoqëruar në stacionin policor menaxheri dhe gjashtë punëtorë të gjithë meshkuj kosovarë, pasi që nuk kanë respektuar vendimin e gjykatës dhe kanë vazhduar me punime në një objekt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në konsultim me prokurorin pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme