Grenell: E turpshme që Thaçi është ende në burg, Haga është e prishur

Prishtinë | 28 Kor 2025 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

I dërguari presidencial për misione speciale në botë, Richard Grenell, rikujtoi se ishte pikërisht Jack Smith ai që e arrestoi ish-presidentin Hashim Thaçi.

Grenell në një postim në rrjetin social “X”, shkroi se Smith e arrestoi Thaçin në kohën kur presidenti Donald Trump po punonte për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Grenellshkruan se është e turpshme që Thaçi ende ndodhet në burg.

“Richard Grenell Jack Smith (po, ai) e arrestoi Thaçin në vitin 2020, kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është aq turpëruese që ai ende është në burg. Është një mashtrim. Haga është e prishur”.

Të ngjashme