Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot në orën 13:00, pritet të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës ndaj të akuzuarve, policëve Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq.
Ata akuzohen për dhunimit seksual në Kolovicë të Prishtinës. E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para bashkëshortit të saj, dëshmitarit kryesor.
Ky është rasti i katërt që ka përfunduar gjykimi, i raportuar dhe përfaqësuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimin të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Deri më tani për dhunim seksual, Zoran Vukotiq është dënuar me 13 vjet burg, ndërsa Zhivojin Nesiq u dënua me 15 vjet.