Policia e Kosovës po vazhdon kërkimet për mërgimtarin që të dielën u hodh në Liqenin e Ujmanit dhe nuk është gjetur ende.
Zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos hidhen në ujë nga vende të rrezikshme raporton Ekonomia Online.
Ai tha se po bëhet çmos për të gjetur trupin dhe theksoi se janë pranë familjes në këtë moment të vështirë, duke kërkuar që të shmangen spekulimet.
“Dëshiroj të bëj apel që bashkatdhetarët të mos e shohin lartësinë të vogël dhe mos me u hedh nga ky vend, duhet të kemi kujdes sepse na ka mbetur me shpresuar me gjet trupin. Jemi afër familjes, po mundohemi mos me spekulu shumë sepse është dhimbje e madhe për familjarët. Konsiderojmë që ndoshta ka mundësi me u bë më shumë për me sjellë më shumë pajisje dhe njerëz. E jona është me kërku asistencë nga Ministria e Punëve të Brendshme ose e shoh të arsyeshme se këto forca janë të mjaftueshme.”