Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tashmë funksionon 24 orë Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë, i cili ofron trajtim për rastet emergjente dhe të planifikuara.
Drejtori i këtij shërbimi, Dr. Shpejtim Shurdhiqi, thekson se klinika është e pajisur me infrastrukturë moderne dhe staf të specializuar, duke garantuar shërbime të kardiokirurgjisë akute në çdo kohë. Ai shton se pacientët kanë tani qasje më të lehtë dhe më të sigurt drejt ndërhyrjeve të nevojshme.
“Në Klinikën e Kardiologjisë sot kryhet të gjitha shërbimet e kardilogjiksë akute, duke filluar prej rasteve elektive e po ashtu me rasteve emergjente dhe urgjente. Klinika është kompletuar si në aspektin infrastrukturor po ashtu edhe në aspektin e stafit specializimit jemi të gatshëm në 24 orë të jemi në shërbim të qytetarëve”, njoftoi doktori.