Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) do të nisin nesër, më 6 gusht, një protestë të përgjithshme para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për transmetuesin publik dhe mospagesës së pagave për rreth 700 punonjës.
Protesta do të fillojë në orën 11:00 dhe është thirrur nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), e cila u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të RTK-së që të marrin pjesë pa përjashtim, duke e cilësuar këtë si një protestë gjithëpërfshirëse dhe vendimtare për fatin e institucionit dhe të punëtorëve të tij.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar punonjës të RTK-së,
Nesër, më 06 gusht 2025, fillon protesta e përgjithshme para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos alokimit të buxhetit për RTK-në dhe mospagesës së pagave për 700 punonjës.
Ora: 11:00
Vendi: Para Kuvendit të Kosovës
SPERTK bën thirrje që kjo protestë të jetë e përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të RTK-së, pa përjashtim.
Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara.
Të bashkuar dhe të vendosur – deri në realizimin e kërkesave tona të drejta!
SPERTK – Sindikata e Punëtorëve të RTK-së