Takohen Krasniqi dhe Hargreaves, diskutohet nevoja urgjente për funksionalizimin e institucioneve

Prishtinë | 05 Gus 2025 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe biseduan për nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja.

“Sot pata kënaqësinë të takoj edhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Diskutuam për situatën politike në vend, zhvillimet paszgjedhore dhe nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën.

Me Ambasadorin Hargreaves ndava shqetësimet tona për bllokadën aktuale institucionale, e cila po e dëmton besimin e qytetarëve dhe po pengon zhvillimin demokratik të vendit.

E ritheksova se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv, në mbrojtje të rendit kushtetues, demokracisë funksionale dhe partneritetit tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës”, shkroi në Facebook, Krasniqi.

Të ngjashme