Klan Kosova ka paditur Albin Kurti për shpifje dhe fyerje, “Rasti i sotëm e përforcon padinë”

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Klan Kosova ka shprehur shqetësim për degradimin e gjuhës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj mediave.

Sipas televizionit, gjatë një interviste me gazetaren Arbëreshë Uka lidhur me mungesën e barnave në QKUK, Kurti ka përdorur gjuhë të papërshtatshme dhe ka bërë shpifje, duke përmendur një shumë prej 62.6 milionë ndaj Telekomit, pa pasur ndonjë marrëdhënie financiare me këtë institucion.

Sipas mediumit, kjo sjellje është pjesë e një fushate të vazhdueshme shpifjesh ndaj mediave dhe ka njoftuar se më 16 maj ka dorëzuar padi ligjore ndaj Kryeministrit.

Të ngjashme