Jashari: Gjykata Kushtetuese është dhe do të mbetet gardiane e Kushtetutës

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese është dhe do të mbetet gardiane e Kushtetutës, si dhe një shtyllë themelore e funksionimit demokratik të Republikës së Kosovës.

Çdo shqetësim lidhur me integritetin personal të ndonjë gjyqtari – përfshirë edhe pretendimet e bëra nga Presidentja e Kosovës në drejtim të gjyqtarit Leban – duhet të trajtohet me përgjegjësi të plotë, në mënyrë institucionale dhe përmes mekanizmave të brendshëm vetërregullues të gjykatës.

Këto çështje nuk duhet të përdoren për të dëmtuar autoritetin, reputacionin apo funksionimin e pavarur të Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme