Dialogu Kosovë – Serbi tash “në këmbë të veta” dhe “zbatimi më urgjent se kurrë”, Sorensen jep porositë pas vizitës

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 22:57 | Nga Ekonomia Online

Alive and kicking (shëndosh dhe në këmbë të veta)”, ishin fjalët që Emisari danez i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, i tha për gazetarët pyetur për procesin me të dalë nga Zyra e Kryeministrit, ku u takua me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Më shumë hollësi nuk ndau dhe udhë mori për takim edhe me liderë të partive të tjera politike.

Në fund të ditës Sorensen i bëri një përmbledhje në “X” të krejt takimeve të tij dhe përkufizoi porosinë që e la në serinë e takimeve të tij: se Marrëveshja e Ohrit është e gjallëdhe se zbatimi i saj “tash, më urgjent se kurrë”.

“Vizitë produktive sot në Kosovë. Në të gjitha takimet që pata, theksova nevojën urgjente për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, tash më shunë se kurrë. Rruga për integrimin në Bashkimin Evropian shkon përmes përparimin kuptimplotë në dialog. Koha për të shkuar para”, shkroi Sorensen.

Të ngjashme