Në mbështetje për protestën e stome në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale, flamuri i UÇK-së është shpalosur sot në Hagë, transmeton Ekonomia Online.
Ata sot kanë shpalosu një flamur gjigant të UÇK-së pranë objektit ku ndodhet qendra e paraburgimit.
Protesta “kundër padrejtësisë”, e cila do të organizohet sot në ora 17:00, po merr përkrahje të jashtëzakonshme. Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta, parti politike, shoqëria civile, komunitetet e bizneseve, institucionet fetare dhe mekanizmat tjerë shoqëror.