Haxhiu: Shumë mirë që edhe Bosch po e kundërshton Gjykatën Speciale

Prishtinë | 07 Gus 2025 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu në llogarinë e saj në rrjetin social Meta, shkroi se është shumë mirë që edhe ish Ambasadori Bosch po e kundërshton Gjykatën Speciale, përcjell EO.

Postimi i saj i plotë:

Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik.

Shumë mirë, por me vonesë!

Të ngjashme