Sot në Mushnikovë të Prizrenit një person ka humbur jetën pasi që vetura të cilën e kishte parkuar, kishte lëvizur prapa dhe e kishte rrëzuar nga një mur i lartë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit.
“Rreth orës 12:17 në fshatin Mushnikovë të Prizrenit është raportuar për një person të gjetur pa shenja jete”, ka thënë ai.
“Sipas informacioneve fillestare, viktima, pasi kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur për siguri, është goditur nga lëvizja prapa e automjetit dhe është rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë”.