Haxhiu: Gjyqtari Llaban dyshohet se është bashkëpunëtor i BIA-s

Prishtinë | 10 Gus 2025 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka dyshime se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban është një nga bashkëpunëtorët e Agjencisë së Inteligjencës në Serbi (BIA), raporton Ekonomia Online.

“Sipas informacionit që kanë institucionet relevante, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, e njohur si BIA”, u shpreh ajo në një konferencë për media.

Sipas Haxhiut, Labani ishte arrestuar sa ishte zyrtar për inteligjencë në Doganën e Serbisë më 2006 dhe se ishte dënuar me gjashtë vjet heqje lirie.

“Ladomir Llaban ka qenë pjesë e doganave të Serbisë, zyrtar në njësinë për inteligjencë. Sipas të dhënave të bëra publike, ai është përfshirë në aktivitete kriminale dhe korrupsion dhe në një rast është dënuar me 6 vite heqje lirie. Ky rast besohet të jetë momenti kur BIA ia ka afruar bashkëpunimin”.

Ministrja në detyrë ka thënë se Labani ka raporte shumë të afërta me kryeterroristin e rastit të Banjskës, Milan Radoiçiq. Ajo ka thënë se Labani ka përfituar në prona të paluajtshme e punësim të familjarëve falë këtyre lidhjeve. Haxhiu ka thënë se Labani ende përfiton të ardhura financiare nga Serbia.

Teksa ka kritikuar zinxhirin e institucioneve për mosveprim në rastin e Labanit, sidomos pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, Haxhiu ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë hetimet, apo nëse i ka nisur të tregojë publikisht për këtë. Ajo po ashtu ka ftuar Gjykatën Kushtetuese të nisë procedurën për shkarkimin e Labanit.

Sa i përket çështjes së Labanit, në Kushtetuese ditë më parë kanë deklaruar se ai e ushtron funksionin e gjyqtarit “pasi u është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretim nga presidenti”.

LEXO EDHE:

Të ngjashme