Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Prishtinë | 10 Gus 2025 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy persona tjerë, të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Përveç Mefail Shkodrës, të dyshuar janë shpallur edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme