Personi i vetëm që mbijetoi nga rasti tragjik të dielën në Gjilan, ku mbetën të vrarë tre persona, është liruar nga Spitali i Gjilanit për trajtim në kushte shtëpiake.
Shefi i repartit të Ortopedisë, Abdyl Latifi, konfirmoi se pacienti nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se lëndimet kanë qenë sipërfaqësore dhe gjendja e tij është stabile, prandaj është liruar për trajtim në shtëpi,” deklaroi Latifi për media.