ShBA-ja po e shqyrton kufirin prej 40 mijë refugjatësh në vit, shumica për jugafrikanët e bardhë

WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC. Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)
Prishtinë | 15 Gus 2025 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është duke diskutuar një kufi të pranimit të refugjatëve prej 40 mijë njerëzish për vitin e ardhshëm, ndërsa shumica e këtyre vendeve do të ndaheshin për jugafrikanët e bardhë, sipas dy zyrtarëve amerikanë me njohuri rreth çështjes dhe sipas një shkrese të brendshme elekotrnike të programit për refugjatë, duke pasqyruar një ndryshim të madh në qasjen e ShBA-së ndaj refugjatëve.

Angie Salazar, zyrtare e lartë në programin për refugjatë në Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të ShBA-së, iu tha punëtorëve për refugjatë se ajo pret që kufiri të jetë 40 mijë njerëz, sipas një shkrese elektronike të datës 1 gusht, e cila është parë nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Dy zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se rreth 30 mijë prej 40 mijë vendeve do t’u kushtoheshin afrikanëve të bardhë në Afrikën e Jugut, pakicë e madhe me prejardhje holandeze, të cilës Trumpi i ka dhënë prioritet për vendosje në ShBA.

Kufiri prej 40 mijë refugjatësh do të shënonte tkurrje të madhe nga 100 mijë refugjatë sa ishin lejuar nga ish-presidenti Joe Biden në vitin fiskal 2024, por më i lartë se kufiri rekord i ulët prej 15 mijë njerëzish që Trumpi e kishte caktuar për vitin fiskal 2021 para se të merrte fund mandati i tij i parë.

Një person tjetër i afërt me çështjen tha se, përpos shifrës prej 40 mijë refugjatësh, ishte diskutuar një kufi jo më i lartë se 12 mijë të tillë.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, në mbarë botën janë 37 milionë refugjatë.

Përpos afrikanëve të bardhë, administrata e Trumpit pret që të pranojë disa afganë që i kishin ndihmuar autoritetet amerikane gjatë konfliktit në Afganistan dhe është duke e shqyrtuar mundësinë për të pranuar ukrainas, thuhet në shkresën elektronike.

Të ngjashme