Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka thënë se partitë politike parlamentare duhet ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Deputeti Zogaj i është bashkangjitur edhe thirrjeve të ndërkombëtarëve që të mos i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese dhe të mos akuzohet gjyqtarët e saj. Sipas tij, LDK-ja nuk ka votë për LVV-në as për zgjedhjen e kryetarin të Kuvendit dhe as për formimin e Qeverise së re.
“Ne e kemi qëndrimin tonë të qartë nuk do të ketë votë të LDK-së për LVV-në, por as nuk jemi përngesë. Do të marrim pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit dhe do të votojmë kundër. Ne po e ftojmë LVV-në por edhe partitë tjera politike që të hynë në marrëveshje politike në çoftë se keni interes dhe ecim tutje. LDK-ja ka pozicionin e saj politik. Ka një hendet të madh midis LDK-së dhe VV-së. Kemi pas një përvojë të hidhur në mandatin e kaluar dhe mendojmë se LVV-ja ka bërë një keqqeverisje në katër vitet e fundit dhe ne nuk mund të bëhemi bashkë me ta”. tha ai në një intervistë për rtv21.
Zogaj, thotë se ka mundësi që Kuvendi të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, nëse sipas tij, LVV-ja arrin marrëveshje politike me ndonjë subjekt politik parlamentar.
“Kryetari i Kuvendit duhet t’i ketë së paku 61 vota. Pa 61 vota është problem që të ulët në karrigen e Kuvendit. Problemi aktual është se LVV-ja ka rrënuar aurat e bashkëpunimit. Ata sot kanë problem që të bashkëpunojnë me partitë e tjera politike”.