Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një hap kyç drejt rivendosjes së rendit kushtetues dhe institucional.
KDI i bën thirrje Kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë menjëherë vazhdimin e seancës dhe të respektojë detyrimet kushtetuese, përfshirë propozimin dhe votimin e Kryetarit të Kuvendit nga grupi më i madh parlamentar.
Instituti u kërkon gjithashtu të gjithë deputetëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të sigurojnë funksionalitetin e Kuvendit pa vonesa të mëtejme.