Kryetari i Komunës së Vushtrisë, Ferit Idrizi, nderoi me mirënjohje ekspertin shumëvjeçar të ekonomisë, Nazmi Jusufi për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë fushë.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim ekspertin shumëvjeçar të ekonomisë, z.Nazmi Jusufi, emër i njohur në këtë fushë ku tash e 27 vjet shërben si financier në administratën publike në Mbretërinë e Holandës.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e ekonomisë, të auditimit financiar, menaxhimit dhe sigurisë kibernetike, i ndava mirënjohje në emër të qytetarëve të Vushtrrisë.
Z.Nazmi është i diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës dhe magjistër në Auditimin Operativ në Universitetin e Hagës, e po ashtu është kandidat për doktor shkence në fushën e auditimit.
Ai është i angazhuar edhe si ligjërues i dhjetëra programeve për zyrtarë shtetërorë të Holandës në ekonomi, menaxhim, kontroll të brendshëm dhe siguri kibernetike, ndërsa ka kontribuar edhe në procese demokratike si anëtar i Komisionit Zgjedhor në Holandë.
Faleminderit për kontributin!”, shkroi në Facebook, kryetari Idrizi.





