Tre persona janë arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht gjashtë burra pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00 dhe është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Gjashtë personat e lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, policia ka sekuestruar një pistoletë dhe një karikator.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.