Ismet Kryeziu-KDI: Ilir Kërçeli do të ishte një propozim ndër më të mirët për kryetar Kuvendi

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Ismet Kryeziu nga KDI një ditë para seancës së Kuvendit, i ka propozuar Vetëvendosjes që të caktojë deputetin Ilir Kërçelin kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës,.

Postimi i plotë:

Nesër pritet të mbahet seanca tjetër për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E di që mendimi apo propozimi im nuk kanë peshë vendimmarrëse, por meqë secili po jep nga një propozim, po e jap edhe unë një.

Duke pasur parasysh se Ilir Kërçeli për një kohë të gjatë ka qenë këshilltar, e më pas edhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, besoj se ai do të ishte një propozim dhe një zgjedhje ndër më të mirat aktualisht për kryetar Kuvendi.

Të ngjashme