Detaje të reja për vrasjen e shqiptares në Greqi: Djali e tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë.

Sipas mediave greke, djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën.

Krimi ndodhi në shkallët e pallatit, teksa 36-vjeçarja po përpiqej të shpëtonte duke u larguar me vrap nga banesa.

Gjatë sherrit mes çiftit, 13-vjeçari iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godisme thikë.

Mirëpo 40-vjeçari arriti t’i merrte jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve duke e goditur me thikë në kraharor, njofton A2CNN.

Të ngjashme