Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi me thikë nga dy persona të dyshuar në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:10.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Sipas tij, viktima ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
“Sot, rreth orës 10:10, është raportuar se në parkun e qytetit në Jug të Mitrovicës, një person është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjeti të mprehtë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin”.