Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 7 Shtatorin e vitit 1990, ditën kur u miratua Kushtetuta e Kaçanikut, duke e cilësuar atë si aktin më të lartë të guximit politik dhe besimit në liri.
Ajo tha se kjo kushtetutë ishte themeli mbi të cilin u ndërtua Republika e Kosovës dhe një simbol i qëndresës së popullit ndaj shtypjes.
“Sot përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhet të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan,” u shpreh Osmani.