I refuzohet hyrja shtetasit të Serbisë me dokumente false në kufi

Prishtinë | 10 Sht 2025 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një shtetas të Serbisë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi kishte prezantuar dokumente false.

Pas intervistimit, prokurori ia ka refuzuar hyrjen në Kosovë.

Sipas raportit ditor të Policisë, shtetasi i Serbisë kishte prezantuar letërnjoftim dhe patentë shoferin serb, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Dokumentet janë konfiskuar.

Të ngjashme