Njoftim për votuesit – Kontrolloni online adresën e qendrës tuaj të votimit në: qv.kqz-ks.org

Prishtinë | 10 Sht 2025 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e qendrës së tyre të votimit.

Për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, KQZ ka vënë në dispozicion platformën elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve.

Platforma elektronike e KQZ-së do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve.

Të ngjashme