KFOR-i dhuron donacion për dhomat mike të policisë në Graçanicë

Prishtinë | 10 Sht 2025 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Sot zyrtarët e e KFOR-it kanë dhuruar një donacion për dhomën mike të Stacionit Policor të Graçanicës.

Në njoftimin e policisë thuhet se ky donacion është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, siç thuhet në njoftim, me qëllim të fuqizimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim.

“Donacioni u pranua nga Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, Nënkolonel Basri Shabani, i cili falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëpritjes në objektet policore”.

“Ky donacion është edhe një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me qëllim të fuqizimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Të ngjashme