Abdixhiku tregon se a do ta votojë LDK-ja Osmanin edhe për një mandat si presidente

Prishtinë | 10 Sht 2025 | 22:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur për situatën politike që po mbretëron tash e disa muaj në Kosovës.

Përveç bllokadës në Kuvendin e Kosovës, ai në emisionin Rubikon foli edhe rreth asaj se a do ta votonte subjekti që drejton edhe për një mandat Vjosa Osmanin si presidente.

Abdixhiku tha se LDK-ja nuk ekziston për t’ia bërë karrierën dikujt.

“LDK-ja nuk ekziston për rehatinë e dikujt”, tha kreu i Lidhjes Demokratike në Klan Kosova.Interesi i vendit është të ketë qëndrueshmëri institucionale, të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit dhe për zgjedhjen e qeverisë. Kaq është e thjeshtë. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu do të jetë gjithmonë”, shtoi Abdixhiku.

Të ngjashme