Raportohet se Posta e Kosovës merr në posedim objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë

Foto: KOHA
Prishtinë | 11 Sht 2025 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Posta e Kosovës po kryen procedurat për marrjen në posedim të objektit në Graçanicë, i cili më parë shfrytëzohej nga Posta e Serbisë. Ky institucion ka funksionuar ilegalisht deri në fillim të këtij viti.

Objekti ka qenë pronë e ndërmarrjes PTT (Posta, Telegrafia dhe Telefonia), dhe së fundmi janë përfunduar procedurat kadastrale për kalimin e tij në pronësi të Postës së Kosovës.

Autoritetet kosovare i konsiderojnë institucionet serbe për komunat në Kosovë si të jashtëligjshme dhe në fillim të vitit 2024 nisën mbylljen e tyre. Për shkak të “aktivitetit të paligjshëm” ose “falsifikimit të dokumenteve”, Prokuroria e Kosovës ka mbyllur organet komunale të përkohshme, qendrat për punë sociale, Postën e Serbisë, Bankën Kursimore Postare, Fondin e Sigurimit Pensional, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe institucione të tjera.

Të ngjashme