Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se kjo datë përfaqëson një plagë të pashëruar për botën demokratike.
“Kjo datë mbetet një plagë e thellë për botën demokratike dhe një datë që asnjëherë nuk do ta harrojmë”, shkroi Krasniqi në një postim në rrjetet sociale.
Ai theksoi se populli i Kosovës e di mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria.
“Si Kosovë, e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën me të cilën SHBA, 24 vite më parë, iu përgjigj terrorit. Sot, duke kujtuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë – vlera që na lidhin përjetësisht me miqtë dhe aleatët tanë amerikanë”, përfundoi ai, duke e mbyllur postimin me hashtagun #NeverForget. ”, tha ai.