Një pemë është rrëzuar sot në afërsi të Radio Televizionit të Kosovës në Prishtinë, raporton Ekonoia Online.
Pema ka zënë përfundi disa vetura, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.
“S’ka të lënduar. Është vetëm me dëme materiale”, deklaroi ai.
Rastin e konfirmuan edhe zjarrfikësit.
“Po, e kemi pranuar këtë informacion. Ekipi tashmë ka shkuar në vendin e ngjarjes”, deklaroi Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës.

