Një pemë ka rënë sot pranë objektit të RTK-së në Prishtinë, duke shkaktuar dëme materiale në disa vetura të parkuara aty pranë. Për fat të mirë, nga incidenti nuk ka të lënduar.
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile, ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të bëjë një vlerësim sistematik të rrezikut në hapësirat publike.
Sipas tij, identifikimi, analiza dhe eliminimi i rreziqeve janë masa thelbësore për të garantuar sigurinë e qytetarëve.