Presidentja Osmani e shqetësuar për pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA-të

Prishtinë | 12 Sht 2025 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me keqardhje dhe shqetësim të thellë ndaj vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo theksoi se marrëdhënia me SHBA-të është thelbësore për shtetin e Kosovës dhe se ky partneritet është pjesë e identitetit shtetëror e kombëtar.

Presidentja rikujtoi se Dialogu Strategjik ishte iniciuar prej saj në vitin 2021 dhe u finalizua në janar 2025, pas një pune të përbashkët me Departamentin e Shtetit. Ajo theksoi se ky mekanizëm është jetik për forcimin e paqes, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike të vendit.

Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve në Kosovë që ta ruajnë me përgjegjësi këtë aleancë strategjike.

Të ngjashme